6.1 C
Pristina
Thursday, March 19, 2026

Komisioni i Gjyqtarëve i jep mbështetje Fatlum Berishës pas deklaratave të Tahir Batatinës: Veprim që kalon çdo kufij të komunikimit

Pasi gjyqtari Fatlum Berisha publikoi fjalët që ika shkruar Tahir Batatina, ka pasur reagime nga të gjitha anët.

Në orët e vona ka ardhur edhe reagimi nga Komisioni i Gjyqtarëve që kanë dalë me një Komunikatë zyrtare.

Në reagimin e Komisionit të Gjyqtarëve, ata dënojnë gjuhen e përdorur nga trajnerii Llapit, Tahir Batatina, si dhe thonë se gjuha e përdorur është e papranueshme..

Reagimi i plotë nga Komisioni i Gjyqtarëve:

Reagim i Komisionit të Gjyqtarëve lidhur me komunikimin e papranueshëm të kryetrajnerit të KF Llapi ndaj gjyqtarit Fatlum Berisha

Komisioni i Gjyqtarëve shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me përmbajtjen e mesazheve që trajneri i KF Llapi, Tahir Batatina, i ka bërë ndaj gjyqtarit tonë, Fatlum Berisha.Pavarësisht të drejtës për të shprehur pakënaqësi apo kritika ndaj vendimeve në fushën e lojës, gjuha e përdorur në këtë rast është e papranueshme dhe i tejkalon normat etike, profesionale dhe njerëzore.

Veçanërisht shqetësues është referimi që trajneri i lartpërmendur ka bërë në çështje tejet të ndjeshme personale dhe familjare, gjë që tejkalon çdo kufi të komunikimit.Komisioni i Gjyqtarëve shpreh mbështetje të plotë dhe të palëkundur për gjyqtarin Fatlum Berisha, duke vlerësuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij në ushtrimin e detyrës.

Çdo përpjekje për ta cenuar dinjitetin personal apo për ta vënë nën presion përmes gjuhës së papërshtatshme është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë. Komisioni i Gjyqtarëve dënon fuqishëm çdo formë presioni, ofendimi apo kërcënimi ndaj gjyqtarëve, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre me përgjegjësi dhe në përputhje me rregullat e lojës. Integriteti i gjyqtarëve është themel i funksionimit të drejtë të garave dhe si i tillë duhet të mbrohet pa kompromis.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë akterëve të futbollit trajnerëve, lojtarëve dhe zyrtarëve, që të kontribuojnë në ruajtjen e një klime respekti dhe profesionalizmi, në përputhje me vlerat që futbolli ynë përfaqëson.Komisioni i Gjyqtarëve do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të gjyqtarëve dhe të punojë për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së garave tona. Komisioni i Gjyqtarëve, 18 mars, 2026.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA