Katër ditë pa rrymë, tash edhe pa ujë – rëndohet gjendja në këtë lagje të Pejës

Banorët e lagjes Fidanishte në Pejë po përballen me një situatë të rëndë, pasi tash e katër ditë janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa nga dita e djeshme kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

Sipas banorëve, mungesa e rrymës po ua vështirëson jashtëzakonisht funksionimin e përditshëm në shtëpitë e tyre, duke ndikuar në ngrohje, gatim, ruajtje të ushqimeve dhe nevoja të tjera bazike.

Ata thonë se, pavarësisht ankesave, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e problemit.

Ne banorët e lagjes Fidanishte në Pejë kemi 4 ditë që jemi pa energji elektrike, po na e vështirëson shumë funksionimin ditor në shtëpitë tona. Nuk është ndërmarrë asnjë veprim karshi kësaj situate dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tash nga dje jemi edhe pa furnizim me ujë. Kërkoj nga ju si media e madhe ta publikoni këtë lajm dhe uroj që ka me u marrë parasysh se jemi në hall të madh.”, thanë ata për Insajderin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA