Hamza propozon që TVSH-ja të paguhet vetëm pasi mallrat të shiten, e jo në kufi

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, në emisionin CONTEXT në ATV, theksoi nevojën për reforma strukturore në ekonomi, sidomos në politikat fiskale dhe lehtësimin e qasjes në financa, për ta ndihmuar sektorin privat.

Ai nënvizoi se rregullat fiskale duhet të adaptohen sipas kohës, dhe se politikat e dikurshme mund të rishikohen për të forcuar likuiditetin e bizneseve.

“Dhe kemi nevojë për reforma strukturore në ekonomi, edhe në pjesën e politika fiskale, edhe në lehtësimin e qasjes në financa. Diçka çfarë është vendosur para disa vjetëve, nuk do të thotë që duhet me vazhdu në infinit,” tha Hamza.

Sipas tij, pagesa e TVSH-së pas shitjes së mallrave do t’i ndihmojë ndërmarrjet vendore të shmangin pagesat e hershme dhe të ruajnë likuiditetin.

“Kjo nënkupton që importuesit, ndërmarrësit, me pagu tatimin në vlerën e shtuar pasi që mallrat shiten, jo në kufi me rastin e importimit, sepse kështu i bie që ata në fakt e paguajnë tatimin në avanc,” u shpreh Hamza.

Intervistën e plotë me Bedri Hamzën në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA