​Euro 2025/ Optimizëm te Kosova para sfidës me Uellsin

Pas humbës nga Ukrana, Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra të martën do të ballafaqohet me Uellsin në kuadër të grupit 4 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025. Stërvitjet për këtë ndeshje kanë vazhduar edhe të hënën në Kmapion Nacional në Hajvali.

Trajnerja e Kombëtares së Kosovës, Anel Andersen, ka thënë për KosovaPress se i pret një ndeshje shumë e ashpër, por që skuadra është e përgatitur dhe se nga ajo që ka parë në stërvitje, Kosova po ecën me shumë hapa përpara në futbollin e femrave.

“Në patëm një lojë të ashpër, dhe pastaj patëm një ditë rikuperimi dhe pastaj patëm një udhëtim të vështirë dhe mbajtëm praktikë dje, u munduam të praktikojmë pak më shumë sot dhe pastaj do të kemi një lojë të ashpër nesër. Është një sfidë e re për të gjithë ne dhe nuk po bëjmë vetëm një hap para, por po i bëjmë tre hapa para. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, duke mësuar shumë si ekip dhe federatë, dhe sigurisht që për lojtarët kjo është arritje në një nivel tjetër në futboll, pra ne jemi të lumtur që jemi këtu”, tha fillimisht Andersen.

Ajo shtoi se është e vetëdijshme që niveli i Ligës B është shumë i lartë dhe se nuk është aspak e lehtë të fitohen ndeshjet, përkundër dëshirës së madhe të lojtareve.

“Ju duhet thjeshtë ta shikoni radhitjen e ekipeve, ne jemi ekipi më i fundit i renditur në të gjithë ligën e ekipeve B. Prandaj, jemi këtu për të mësuar, dhe ne dëshirojmë të kemi fitore por ne duhet të jemi shumë modest dhe të kuptojmë që ky është një nivel krejtësisht tjetër për ne, ne duam të fitojmë çdo lojë, mirëpo kjo është e vështirë”, shtoi trajnerra suedeze.

Futbollistja Lumbardha Misin tha për KosovaPress se skuadra ka punuar për t’i eliminuar gabimet që janë bërë në ndeshjen me Ukrainën dhe se ndaj Uellsit hyjnë në fushë për të marrë rezultat pozitiv.

“Jemi duke u munduar që ato gabimet që i kemi bërë lojën e kaluar të jemi më kompakt, t’i ikim presionit, jemi duke u munduar tani t’i përmirësojmë. Besoj që do të shkojë shumë më mirë loja, e dimë që është një lojë shumë e vështirë me liderin e grupit, po besoj që ne do të japim më të mirën dhe besojmë që do të shkojë mirë loja…Jemi duke punuar shumë për të dal në top treshen e grupit, besoj që me punën që e kemi bërë, me atmosferën dhe optimizmin që e kemi do të dalim tek treshja e parë e grupit”, tha Misini.

Ndërsa futbollistja Valentina Metja, theksoi se rivali i nesërm, Uellsi është skuadër që luan lojë të shpejtë, por që ajo shton se Dardanet janë duke u përgatitur në maksimum për ta neutralizuar lojën e tyre.

“Stërvitjet po shkojnë mirë, jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje të vështirë që e kemi. E dimë se është një ekip shumë i shpejtë dhe janë të fortë, por ne jemi duke u përgatitur si ekip maksimalisht edhe atmosfera në grup është shumë mirë dhe mendojmë se do të dalim me një rezultat pozitiv…Kjo na duhet, të shkojmë në një ligë më të lartë për ta ditur çfarë gabime duhet t’i rregullojmë edhe çka mund të bëjmë dhe ne e dimë se ne jemi për këtë ligë dhe e dimë se e kemi forcën dhe kualitetin për të qenë këtu”, theksoi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Uellsit zhvillohet të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 14:00.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA