​Dy trajnerë italianë në radarin e Barcelonës

Dy trajnerët italian Roberto De Zerbi dhe Thiago Motta janë duke u lidhur me stolin e Barcelonës për sezonin 2024-25, pasi Xavi ka njoftuar se do të largohet nga “Blaugranët” në fund të sezonit.

Dy nga trajnerët më në formë italianë mund të largohen nga klubet e tyre aktuale gjatë verës pasi De Zerbi dhe Motta janë lidhur me një lëvizje te Barcelona në fund të sezonit aktual.

De Zerbi, aktualisht në krye të skuadrës së Premierligës, Brighton, është shfaqur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Jurgen Klopp në Liverpool , duke pasur parasysh se tekniku gjerman gjithashtu do të largohet nga klubi i tij në qershor.

De Zerbi u emërua trajner i Brightonit në shtator 2022 dhe kontrata e tij skadon në qershor 2026, përcjellë KosovaPress.

Nga ana tjetër, kontrata e Motta-s me Bolonjën skadon në qershor 2024, kështu që do të jetë më e lehtë, në letër, të sigurohet nënshkrimi i tij në verë.

Milani thuhet gjithashtu se po monitoron ish-mesfushorin, i cili ka lindur në Brazil në vitin 1982, por zgjodhi kombëtaren e Italisë si futbollist, duke bërë 30 paraqitje me Azzurriët.

Një ish-mesfushor i Barcelonës, Motta shënoi 10 gola në 147 paraqitje si futbollist me gjigantët e La Ligës.

Duke folur për interesin e mundshëm të katalanasve të shtunën, pas barazimit 2-2 kundër Milanit, Motta tha: “Kur të ketë lajme për të raportuar, do t’ju tregoj, por sot nuk ka”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Ku do të jetojë Melania Trump?

spot_img

LAJME TË TJERA