Kalo te përmbajtja
Të fundit

Rama reagon ndaj Sveçlës dhe Kërçelit pas dorëzimit të kontratës në Prokurori

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Rama reagon ndaj Sveçlës dhe Kërçelit pas dorëzimit të kontratës në Prokurori

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, Gëzim Sveçla, dhe deputetit Ilir Kërçeli, pasi këta të fundit njoftuan se kanë dorëzuar në Prokurori kontratën për ndriçimin “Smart”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar veprimin e tyre si “show politik”, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Reklamë

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një show politik para Prokurorisë”, ka shkruar Rama.

Ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të kësaj partie që, sipas tij, të fokusohen në propozime konkrete në të mirë të qytetarëve, në vend se të merren me atë që e ka quajtur punë të hetuesit, prokurorit apo gjyqtarit.

“Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës. /Telegrafi

Reklamë