DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka shprehur shqetësimin e thellë për problemet e shumta, si pasojë e bllokadës së gjatë të shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti ka thënë se kriza e gjatë institucionale, ka thelluar edhe më shumë problemet për numër të madh të kompanive.

Në takimin e DhTIK, bëhet e ditur se Ahmeti theksoi po ashtu se, bllokada ka ulur fuqinë ekonomike të bizneseve, duke rrezikuar numër të madh të punëtorëve, rritje të çmimeve, rritje enorme të importeve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe probleme tjera zinxhirore.

“Shumë kompani tashmë kanë hequr dorë nga rritja e investimeve në Kosovë, te tjerat po shikojnë për investime jashtë vendit, si dhe po jepet një mesazh negativ për investime të jashtme”, ka thënë ai.

Në takim anëtari i bordit, Idriz Zejnullahu dhe dy anëtarët e grupit të punës, Faton Nuredini dhe Binak Kalludra, kanë prezantuar para të pranishmëve detaje në lidhje me problemet që bllokada i ka shkaktuar sektorit minerar.

Të pranishmit janë pajtuar për nevojën emergjente në ndërmarrje të masave për të ndryshuar Ligjin e Pronës Publike.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA