3.5 C
Pristina
Friday, January 16, 2026

Desmond Scott nuk vajton divorcin – Vetëm 3 ditë pas, kapet duke u puthur me një grua misterioze

Duket se Desmond Scott nuk po humb aspak kohë duke vajtuar divorcin nga martesa e tij me Kristy Sarah.

Vetëm disa ditë pasi u bë publike se bashkëshortja e tij, Kristy Sarah, kishte paraqitur zyrtarisht kërkesë për divorc, Desmond u pa duke u afruar shumë me një grua tjetër dhe skena ishte gjithçka përveçse diskrete. Kamerat e TMZ-së kapën momentin natën vonë të së dielës në lokalin e njohur të Houston-it, “Sante”, ku Desmond dukej krejtësisht i paprekur nga ndarja, ndërsa shkëmbente puthje pasionante me një brune misterioze… në mes të lokalit.

Sipas dëshmitarëve, dyshja ishin të pandarë, me gruan e ulur rehat në prehrin e Desmond-it, ndërsa silleshin si adoleshentë të dashuruar kokë e këmbë. Shfaqja e tyre intime thuhet se ishte mjaft e nxehtë, duke tërhequr vëmendjen e klientëve përreth, por ata dukeshin se nuk u interesonte aspak, të përqendruar vetëm te njëri-tjetri.

Koha nuk mund të ishte më e keqe.

Siç u raportua më herët, vetëm tre ditë para kësaj, Kristy kishte depozituar kërkesën për divorc në Qarkun Harris, Teksas, duke përmendur “dyshimet për tradhti” dhe duke e bërë të qartë se nuk kishte asnjë shans të pajtoheshin. Edhe pse ende nuk dihet nëse gruaja e shfaqur në video është e lidhur me këto akuza, pamjet nuk e ndihmojnë aspak pozicionin e Desmond-it.

Pas daljes së lajmit për ndarjen, Desmond theu heshtjen për pak çaste, duke pranuar se kishte bërë “zgjedhje” për të cilat “nuk është krenar”. Megjithatë, veprimet e tij sugjerojnë se ai ka ecur përpara dhe shumë shpejt.

Mediet amerikane tentuan ta kontaktojnë Desmond-in, por ai nuk dha përgjigje për ta, tregon TMZ.

Nëse kjo duhej të mbetej larg vëmendjes, dështoi plotësisht. E ndërsa drama e divorcit vazhdon, të gjithë sytë janë mbi Desmond-in dhe mbi identitetin e gruas misterioze.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA