Çfarë do të ndodh me armatimin e sekuestruar nga policia?

Avokati Naim Rudari, në emisionin A LIVE në ATV, tha se armatimit të sekuestruar fillimisht do t’i bëhet një verifikim i detajuar, pastaj institucionet do të vendosin nëse ky armatim do të përdoret për nevoja të brendshme apo të shkatërrohet.

“Para se gjithash nevojitet që të bëhet verifikim i detajshëm se nga kanë ardhur dhe më pas besoj se do të vendosin institucionet përkatëse se a do t’i shfrytëzojnë këtë armatim eventualisht në qoftë se është i përdorshëm për nevoja të brendshme apo eventualisht do ta shkatërrojnë, por para se gjithash kjo është mjaft me rëndësi që t’i paraqitet edhe faktorit ndërkombëtar dhe ta shohin se nuk kemi të bëjmë me grupe të formuara rastësisht”, tha Rudari.

Ai tha se mendon që plani i grupit terrorist ka qenë që të rrëmbehet ndonjë zyrtar policor, në mënyrë që të fusin frikë tek policia që të mos i afrohen vijave kufitare.

“Pa dyshim se kjo shërben për kohë të gjatë dhe për një përgatitje më afatgjate, edhe pse unë mendoj se ata ditën e djeshme kanë menduar që ta rrëmbejnë ndonjë zyrtar policor, por duke u përgatitur vazhdimisht ndoshta edhe për të futur frikë tek policia që eventualisht të mos afrohen rreth vijave kufitare, me njësi të tilla speciale. Por, fatbardhësisht që policia e jonë ka qenë pak sa më vigjilente duke e pritur që mund të ndodhë një sulm i tillë dhe ata janë përgjigjur këtij sulmi me mjaft maturi dhe shpejtësi, duke i pasivizuar dhe neutralizuar, e që si duket tani situata është futë nën kontroll dhe është menaxhuar jashtëzakonisht mirë, sepse është e vështirë në situata të tilla se mund të pësojnë shumë njerëz, qytetarë, zyrtarë policorë, por si duket që kemi një rezultat jashtëzakonisht të mirë, duke marrë parasysh që tani për tani evidentohet vetëm dëmi fillestar që u shkaktua, pasoja fillestare zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe tjetri Alban Rashiti që është plagosur, eventualisht ndonjë lëndim tjetër, por nuk kemi persona të plagosur nga ana jonë, ndonëse shihet se përballë kanë pasur një arsenal të tërë, por duke mos mohuar edhe përgatitjen e tyre që kanë qenë edhe ata të specializuar për të përdorin këtë lloj armatimi”, tha Rudari. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA