Kalo te përmbajtja
Të fundit

Big Mama rrëfen për humbjen e babait: Nuk e mendoja se mund të ndodhte

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Big Mama rrëfen për humbjen e babait: Nuk e mendoja se mund të ndodhte

Këngëtarja Big Mama, si pjesëmarrëse në Ferma VIP, është gjithmonë e hapur dhe e sinqertë gjatë bisedave. Këtë javë, ajo ka ndarë një rrëfim prekës mbi humbjen e babait të saj, duke shpalosur emocionet dhe përjetimet e saj të dhimbshme.

“Unë kam qenë e lidhur shumë me babin. Nuk e mendoja që mund të vdiste babai im, thoja të më vdesë mua babai, unë nuk jetoj dot. Ama njeriu mësohet dhe ai ka vdekur në duart e mia dhe kam ditur të koordinoj dhe ta organizoj situatën,” u shpreh ajo, duke treguar forcën dhe mënyrën se si ka arritur ta përballojë këtë humbje të madhe.

Reklamë

Big Mama ka theksuar shpesh se mbështetja e pakushtëzuar e babait ka qenë thelbësore në rrugëtimin e saj artistik. Ajo e përshkruan atë si një figurë kyçe në jetën e saj, që i ka dhënë kurajën dhe lirinë për të ndjekur pasionin e saj në muzikë./ NO FILT/ 

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’