Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, disa muaj më parë ka deklaruar se është kontaktuar nga qeveria Kurti për të marrë detyra në dialog. Në lidhje me këtë, ajo foli (në detaje) në emisionin “LIBERO” dhe tha se kishte dy kërkesa.
“…Pa pushtet nuk shkoj në dialog me Serbinë, kryenegociatore pa pushtet nuk shkoj, çka është kjo?… Pa pasur post në qeveri, pa qenë zëvendës kryeministre, nuk mund të bëhem kryenegociatore sepse kur i dalë përballë Serbisë (në Bruksel) nëse unë s’kam pushtet si do ta fitojë betejën… Këto ishin porositë e mia… kurrë nuk u lajmëruan më…”, theksoi Tahiri.
Ish-kryenegociatorja Tahiri, u shpreh e ashpër derisa foli për Qeverinë Kurti për sa i takon diaologut me Serbinë.
“…Kurti e dështoi Kosovën në këtë dialog. Nuk arriti marrëveshje me njohje reciproke edhe pse kishte përkrahjen e presidentit Biden i cili në letër thoshte se ky dialog duhet të rezultojë në njohje reciproke…”, potencoi ajo.
Vlen të theksohet se Edita Tahiri ishte zëvendës kryeministre për politika të jashtme dhe siguri kombëtare, gjithashtu udhëheqëse e negociatave Kosovë – Serbi (2011-2014). Ajo është emëruar edhe Ministre e Dialogut dhe Udhëheqëse e Negociatave të Qeverisë së Kosovës (edhe gjatë periudhës 2014 – 2017).
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Edita Tahirit në LIBERO, klikoni në linkun e mëposhtëm: