Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë.
Ajo njofton se BE-ja tashmë ka ofruar mbështetje.
“Ajo që po shohim në Spanjë është shkatërruese. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit. BE ka ofruar tashmë mbështetje. Koperniku është aktivizuar”, ka shkruar Von der Leyen në “X”.
LEXONI EDHE:
Të paktën 51 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Valencia