A është e rrejshme jeta e influencuesëve?

Në valën e trendëve dhe botës virtuale, një profesion i ri ka zë vend në fushën e marketingut online dhe figurave që janë kthyer në imazhe të cilët i shohim në platformat si Tik-tok, Instagram, Facebook e Youtube.

Influencerët dhe ndikimi i tyre në perceptimin e të rinjëve mbi stilin e jetës ka bërë që kjo të krijoj një presion shoqëror për tu përputhur me standardet e përcaktuara nga ata.

A është kjo jeta reale e tyre apo është ajo se çka këta influencues zgjedhin të prezantojnë, u debatua edhe në emisionin Libero.

Sipas Gazetares, Argnesa Abdixhiku, ajo se çka i paraqitet audiencës përmes publikimeve në rrjete sociale, nuk është gjithmonë reale dhe po krijon iluzion tek të rinjtë.

Kjo po krijon pakënaqësi me sfidat e përditshme në procese të ndryshme në jetë.

“ Jeta joreale, po shkakton presion shoqëror, pakënaqësi të mëdha, luksi i madh i jetës, shfaqja e kësaj jete në rrjete sociale krijon bindjen tek masa dhe të rinjtë të cilët po infuencohen shumë, kjo mund të vërehet edhe prezenca e moshës së re në platformën tik-tok, duke prezentuar apo promovuar produkte dhe shërbime të cilat janë joreale dhe shpeshherë të dëmshme për konsumimin e tyre” shtoi Argnesa.

Semra Ajeti përcolli mesazh për publikun rreth kësaj dukurie, sidomos për adoleshentët dhe rastet e rënda (deri në vetëvrasje)  si rrjedhojë e përjetimeve si; bullizmi, dëshpërimi apo ndikimi online.

Ajo që do të thoja për ata që po na ndjekin është se, të gjithë jemi ndonjëherë nervoz, të gjithë kemi momente që nuk jemi të lumtur apo nuk marrim vëmendje ashtu siç ne dëshirojmë dhe jo gjithmonë në rrjetet sociale e tregojmë realitetin. Prandaj, mos u fokusoni në atë se çka shihni në rrjete sociale, duajeni vetën, dhe mos besoni gjithçka që shihni në këto platforma” deklaroj Semra, si gazetare e po ashtu edhe si një influencere e cila re-prezanton një lifestyle estetik në rrjetin e saj në Instagram.

Nga një këndvështrim tjetër, po e sheh këtë fakt Kaltrina Mikushnica, si figurë e mediave dhe  influencere.

Ajo pohoj që personalisht publikimi i përmbajtjeve pozitive si dhe ngjarjeve të përditshme, ka ndikuar që të krijohet një marrëdhënie reale dhe të fitohet besueshmëria edhe te kompanitë (në rastin e reklamimit të produkteve) edhe tek audienca e saj online.

Për të parë më shumë rreth këtij diskutimi,  ndiqni linkun e emisionit Libero:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA