Vjosa Malokaj-Mala, aktorja kosovare pjesë e serialit në Netflix

Aktorja kosovare Vjosa Malokaj Mala që tash e disa vite jeton në Kanadë, do të jetë pjesë e një seriali kanadez që shumë shpejt do të shfaqet në Netflix.

Si e ftuar në emisionin Libero në ATV, Vjosa shpalosi detaje nga kjo eksperiencë, e cila po i hap rrugë në karrierën e saj ndërkombëtare.

Ajo tregoi që pas shumë audicioneve që kishte marr pjesë në produksione të ndryshme (në 150 prej tyre sosh), asaj iu dha një rol në serialin e zhanrit komedi, për të cilin janë xhiruar 8 episode.

Pas këtij debutimi, Vjosa tashmë është pjesë e njërit prej agjencioneve më të mira në Kanadë, atë të Trisko Talent Management, nga i cili menaxhohet dhe do të punoj në projekte të tjera filmike.

Vjosa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e disa reklamave, shfaqjeve televizive dhe filmave të shkurtër në vendlindjen e saj. Njëra ndër përformancat e saja artistike, aktorja theksoi atë të solo-shfaqjes me temën e Rozafatit, me të cilin ajo mori pjesë në festivalin “The One Festival” në New York.

Për ta shikuar intervistën e plotë të Vjosa Malokaj Mala, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA