Kosova pa ligj për transplantim organesh

Përgatiti: Armand Hoti

Shëndetësia kosovare, akoma nuk e ofron shërbimin e transplantimit të organeve dhe nuk ka as ligj që e rregullon këtë.

Njëkohësisht ata të cilët kanë nevojë për transplantim shpenzojnë shuma të mëdha parash për ta kryer shërbimin jashtë Kosovës, thotë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Disa herë kam kërkuar në komisionin parlamentar për shëndetësi që ta iniciojmë si komision parlamentar për shëndetësi, mirëpo nuk po ka një mbështetje nga ana e shumicës parlamentare të Vetëvendosjes… Nevoja është shumë e madhe, ka shumë pacientë që edhe shpenzojnë edhe vuajnë në mungesë të këtij ligji”, tha deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, përmend domosdoshmërinë e miratimit të këtij ligji.

“Ne kemi pasur ligje edhe më të rëndësishme, të cilat deri më sot nuk kanë ardhur. Pra, kanë qenë në agjendën legjislative dhe nuk kanë ardhur deri te ne. Kjo legjislaturë shtyn përpara vetëm procese që këtyre iu interesojnë… Ky ligj është vetëm një segment i vogël i problematikës së madhe në shëndetësi që Kosova ballafaqohet me të përditë”, tha Dreshaj.

Sipas kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollqaku, Kosova ka profesionistë që mund të bëjnë transplantim organesh por nevojitet baza ligjore.

“Ne kemi ekspertë, kemi mjekë që janë të gatshëm, por është dashur që të përgatitet edhe baza ligjore, edhe kushtet për fillim. Unë besoj që shumë shpejt si Kosovë ne do ta rregullojmë këtë çështje. Është më se e domosdoshme që qytetarët tanë ta kenë këtë shërbim këtu”, tha Kollqaku.

Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është në fazën përfundimtare të hartimit të koncept-dokumentit për transplantim organesh, që do t’i hapte rrugë hartimit të projektligjit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA