-3.2 C
Pristina
Monday, December 29, 2025

Qeveria anulon vendimin për pronën private që ia dha “Trepçës”

PËRGATITI: ARMAND HOTI

Në janar, me nënshkrim të kryeministrit, Qeveria e Kosovës ia dha njësisë veriore “Trepçës” për shfrytëzim, këtë tokë në Leposaviq, për nevoja të flotacionit.

Mirëpo, mbrëmë ky vendim u anulua, meqë toka doli të mos jetë pronë e shtetit. 

Parcela e cila thuhej se menaxhohej nga Agjencia Pyjore e Kosovës, ishte në pronësi private të një banori të komunitetit serb, për çka ATV-ja raportoi të hënën.

Edhe pse në tokë të huaj, njësia veriore e ndërmarrjes që udhëhiqet nga serbët, eksploatoi material argjilor që aty.

Madje, këtë e bëri jashtëligjshëm, pasi nuk u pajis me licencë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

KPMM-ja aktualisht është duke bërë hetime për përgatitjen e një raporti, të cilin do tia dorëzojëpolicisë.

Të hënën, nga Agjencia Pyjore e Kosovës thanë për ATV-në, se prona që menaxhohet nga APK-ja është fqinje me parcelën, e cila me vendim Qeveri iu dha “Trepçës” në janar.

Rasti për këtë pronë, sipas burimeve të ATV-së, po hetohet nga Policia e Kosovës./atvlive.tv/

 

 

 

 

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA