Barcelona do të nderojë Lionel Messin, Laporta konfirmon ceremoninë në Camp Nou

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi do të organizojë një ceremoni të veçantë për të nderuar Lionel Messin, pasi të përfundojnë punimet në “Spotify Camp Nou”.

Sipas “Mundo Deportivo”, Laporta e bëri këtë të ditur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit, ku foli edhe për mundësinë e një rikthimi të Messit te Barcelona.

“Siç kemi thënë tashmë, kur stadiumi të përfundojë, do të organizojmë një nderim për të”, deklaroi Laporta.

Presidenti i Barcelonës zbuloi gjithashtu se klubi kishte shqyrtuar më herët mundësinë e rikthimit të yllit argjentinas, por sipas tij, Messi kishte marrë një tjetër vendim.

Njoftimi vjen në një periudhë kur raportohen marrëdhënie të tensionuara mes Lionel Messit dhe drejtimit aktual të Barcelonës.

Messi u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’i rinovonte kontratën për shkak të kufizimeve financiare.

Pavarësisht largimit, Barcelona duket se synon t’i japë një nderim të veçantë legjendës së saj në rikthimin e tij në “Camp Nou”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA