Divorci është një proces zyrtar i cili i jep fund një martese.
Është folur aq shume mbi këtë temë, janë studiuar qindra raste dhe arritur në përfundime, por ende konsiderohet se jemi të paqartë mbi parandalimin.
Prandaj, ky fenomen social ishte tematika e së hënës në LIBERO, temë e cila u diskutua me profesionistët e fushës.
Divorci a konsiderohet shpëtim apo shkatërrim i familjes, të ftuarit ndanë opinionet e tyre.
“…Prej eksperiencave të mia personale jam bindur që divorci nuk është shpëtim i familjes por shkatërrim sepse nëse një burrë që dhunon gruan ndahet me të, ai do të martohet më dikë tjetër dhe do ta dhunojë dhe gruan tjetër…”, tha Antigona Kotorri.
Në anën tjetër, Flaka Ymeri pati një mendim krejtësisht ndryshe, duke e konsideruar divorcin si shpëtim të familjes.
“…Nëse nuk është vullneti që të ndryshojë pala e cila sjell problem në çift atëherë është më mirë që të divorcohesh sepse nuk mund të qëndrosh me dikë që nuk të përkrah apo që nuk të vlerëson…”, tha ajo.
Vlen të theksohet, se divorci shfaq probleme të shëndetit mendor dhe fizik si për burrat ashtu edhe për gratë.
Për të ndjekur diskutimin e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: