Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër pesë të pandehurve me inicialet D.H., R.S., A.V., B.M dhe J.B.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
“Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”,, thuhet në komunikatë.






