Qeveria miraton tri vendime për shpronësim të pronave për interes publik

Përgatiti: Arton Hamiti

Mbi 20 vendime u morën nga Qeveria në mbledhjen e 188-të, që përkoi me datën e tre vjetorit të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021.

Në mbledhjen e së mërkurës, ekzekutivi miratoi tri vendime për shpronësim të pronave për interes publik, që kryesisht preken nga realizmi i disa projekteve infrastrukturore.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizren.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë u aprovuan edhe tri nisma për lidhje të marrëveshjeve me Malin e Zi. Për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, për zbatimin e ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në çështjet penale dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim.

Teksa u miratua edhe Projektligji për Gjykatën Administrative, dritën e gjelbër e mori edhe nisma për njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve në mes të Qeverisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mes tjerash presidentes Vjosa Osmani iu kërkua autorizimi për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për të nënshkruar amendamentimit të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2020.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA