12.2 C
Pristina
Sunday, May 3, 2026

Së shpejti fillon faza e dytë e ndërtimit të tregut të gjelbër në Shtime

Pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në komunën e Shtimes, së shpjeti pritet të filloj edhe faza e dytë e këtij projekti.

Në njoftimin e Komunës së Shtimes thuhet se ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, vizitoi dje Komunën e Shtimes, ku me këtë rast, së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për alokimin financiar të fazës së dytë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në këtë komunë.

“Në këtë mënyrë, do të arrijmë ta krijojmë një treg të gjelbër modern, hapësirë që do t’i plotësojë kushtet higjienike e sanitare për konsumatorët e gjithashtu për shitësit që do të operojnë në treg”, citohet Aliu në komunikatë.

Ai ka shtuar se ky treg do të jetë poashtu një nga veprat më të bukura e të veçanta arkitektonike në qytetin tonë e më gjerë.

Pasi me sukses ka përfunduar faza e parë e punës ku janë investuar 340 mijë euro, në fazën e dytë do të investohen edhe 300 mijë euro shtesë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA