14.4 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Dj PM tregon se si nuk i ndali lotët kur ëndrra e fëmijërisë iu bë realitet

Artisti dhe Dj shumë i dashur për publikun Pajtim Krasniqi, apo siç njihet me emrin e tij të skenës Dj PM, në emisionin “LIBERO” rrëfeu për jetën e tij profesionale dhe personale.

Dj PM tregoi se ishte adhurues i madh i futbollit që nga fëmijëria, e sidomos i ekipit të “Milanos” dhe që e kishte dëshirë gjithmonë të shkonte në stadium ta shikonte performancën e tyre.

‘’…Gjithmonë kam thënë se a mundem me mbërri ndonjëherë të shkoj dhe me punë faleminderit Zotit, arrita që të shkojë në Itali me e pa ekipin e zemrës direkt dhe ka qenë një ndër eksperiencat më të mira që kam përjetuar”, tha ai.

Ndërkaq ai ndau dhe faktin që ishte mjaft i emocionuar dhe qau në stadium.

Po më vjen marre më thonë, po kam qajtë, në atë lojë ka humb, por e kam shijuar pjesën e tifozëve, ajo pjesë më ka interesuar më shumë”, shtoi Dj PM.

Mes tjerash, ai pret që ekipi i tij i zemrës të shkoj drejt finales së UEFA Champions League.

Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA