Vijon mbledhja e nënshkrimeve, në Mitrovicë të Veriut arrihet 20%

Përgatiti: Fatlum Jashari

Peticioni për mundësimin e votimit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, mund të mbyllet së shpejti pasi tashmë është arritur minimumi i kërkuar i nënshkrimeve të qytetarëve nga lista e votuesve.

Megjithëkëtë, iniciuesit nuk përjashtojnë mundësinë e vazhdimit të peticionit edhe për disa ditë, për t’u siguruar që është tejkaluar pragu prej 20%.

“Ne jemi shumë-shumë të kënaqur me ardhjen e qytetarëve, me nënshkrimet dhe me numrat. Nuk e di sa gjatë do të qëndrojmë këtu. Sigurisht, sot deri në orën 16. Por, nuk jam e sigurt nëse do të jemi edhe nesër apo pasnesër, por mbase do të qëndrojmë, sepse duam të kemi numër shumë më të madh sesa minimumi i kërkuar”, tha Sanja Krtinic, iniciuese e peticionit.

Pasi këtë nismë e quajti zgjatim të Listës Serbe, opinionisti Branislav Krstic tha se mobilizimi vjen pas urdhrit nga Beogradi, të përcjellë me presione e shantazh.

Ai vlerësoi se për Listën Serbe, më sfiduese sesa mbledhja e nënshkrimeve, do të jetë mobilizimi i më shumë se 9 mijë votuesve për shkarkimin e kryetarit, në hapin eventual të radhës.

“Ajo do të na shpjegojë se duhet me importu disa serbë, të cilët kanë letërnjoftime të shtetit të Kosovës, që janë duke jetuar në disa qytete në Serbi. Jam i sigurt që do të kemi paqe këto ditë, që më duket se është kryesorja. Por, mekanizmat e atij diktatorit në Beograd, për të kontrolluar dhe shantazhuar serbët janë ende prezentë”, tha Krstic.

Krahas vlerësimit se pas Banjskës, siç u shpreh ai, “Serbia ka marrë rol konstruktiv dhe servil në raport me ndërkombëtarët”, ai tha se qytetarët në veri janë viktima të politikës.

“Kemi politikën e dy standardeve. Beogradi zyrtarisht është duke hequr dorë nga Kosova, por në anën tjetër janë duke ngulur serbët kundër institucioneve të shtetit të Kosovës. Dhe, mua më duket se bash qytetarët tanë nga veriu janë viktimat te të dyja palët”, tha Krstic.

Përveç Mitrovicës së Veriut, edhe qytetarët nga komuniteti serb në Leposaviq janë duke i mbledhur nënshkrimet për mundësimin e votimit për shkarkimin e kryetarit që fitoi mandatin në zgjedhjet që ky komunitet i bojkotoi.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA