Drini i bardh, lumi më i degraduar në Kosovë

Përgatiti: Armand Hoti

Me një gjatësi prej 122 kilometrash, Drini i Bardhë është lumi më i gjatë që gjarpëron nëpër territorin e Kosovës. Por, Drini i Bardhë, po ashtu është lumi më i degraduar në vend.

Sipas të gjeturave të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, mbi 1390 hektar të segmenteve të ndryshme të shtratit të lumit dhe tokave përreth janë degraduar si pasojë e eksploatimit ILEGAL të rërës dhe zhavorrit, nga viti 2008 deri në atë 2018.

Ministria e Mjedisit ndërkoha ka përpiluar një plan të Menaxhimit të Pellgut të Lumit Drini i Bardhë, që është edhe më tutje në fazën e konsulltimeve publike.

Në këtë dokument Ministria konstaton se për shkak të nxjerrjes së paligjshme dhe të pakontrolluar të rërës dhe zhavorrit është pakaur numri i peshqëve dhe janë shkatërruar një pjesë e biodiversitetit, është rritur rreziku nga vërshimet, ka ndotje nga naffta dhe vajrat e makinerive të rënda, madje ka edhe ndërprerje te rrjedhës së lumit në pjesë të caktuara.

Plani i Ministrisë së Mjedisit për të shpëtuar Drinin e Bardhë parasheh rregullimin e mekanizmit për licencim të separacioneve të rërës dhe zhavorrit, meqë s’ka koordinim ndërmjet Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale dhe Ministrisë së Mjedisit dhe hapa të tjerë.

PLANI I MENAXHIMIT TË PELLGUT TË LUMIT DRINI I BARDHË:

Koordinimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komisionit të Pavarur të Minierave dhe Mineraleve (KPMM) për dhënien e lejeve/licencave dhe pëlqimit mjedisor për shfrytëzimin e materialit inert (rërë dhe zhavorr) nga lumenjtë.

Kufizimi dhe kontrolli i rreptë i vendndodhjes dhe sasive ku dhe sa material inert mund të nxirret nga lumenjtë për të siguruar vazhdimësinë e mjedisit lumor. Institucionet që lëshojnë lejet do të marrin parasysh mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin ekonomik dhe aspektet sociale.

Realizimi i vlerësimit gjithëpërfshirës dhe të plotë të ndikimit në mjedis dhe dëmeve të shkaktuara për shkak të nxjerrjes së tepërt të rërës dhe zhavorrit.

Përgatitja e një plani veprimi për riparimin e segmenteve më kritike të shtratit të lumit për t’u kthyer në kushtet fillestare.

Eksploatimi ilegal i rërës dhe zhavorrit është faktor edhe në degradimin e Lumbardhit të Pejës, Ibrit, Erenikut dhe disa lumejve të tjerë më të vegjël.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA