Poeti dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Skënder Sherifi ishte i ftuar në emisionin “LIBERO”, ku foli për shumë aspekte sa i përket letërsisë dhe inspirimit për të shkruar.
Mes tjerash, ai tha se dashuria dhe eksperiencat e tij me vajzat e kanë inspiruar atë për të shkruar.
“…Mua më kanë inspiruar dashuritë me femrat… Lidhja dhe ndarja me to më ka inspiruar të shkruaj. Po ashtu kam dedikuar poezi për femrat të cilat kam qenë i dashuruar në to dhe më kanë bërë që të vuaj…”,shtoi ai.
Gjithashtu ai ndau tri karakteristika që sipas tij e përbejnë gruan – të cilat i ka mësuar gjatë njohjes me to.
“…Femrat janë qenie tokësore dhe kanë rrënjë të thella, ato janë misterioze dhe duhet një alfabet për ta dekoduar botën e tyre. Femrat universin e tyre të brendshëm nuk e zbulojnë me lehtësi gjithashtu janë enigmatike…”, theksoi ai.
Gjithashtu, poeti i njohur foli edhe për dashurinë e burrave ndaj grave. Në këtë rast, ai përmendi edhe burrat shqiptarë në aspektin e dashurisë.
Prandaj, për më shumë informacione rreth intervistës së Skënder Sherifit, klikoni në linkun e mëposhtëm: