Afërdita Paqarada ishte e ftuar në emisionin “LIBERO’’ dhe ndau shumë të pathëna për jetën e saj dhe lidhjen e veçantë që ka me fëmijët.
Ajo publikisht foli hapur për një gjë të pazakontë e që duhet ndjekur si shembull, ajo tregoi se e ka vizituar psikologun për t’u konsultuar në lidhje me raportin e saj me vajzën.
“…Kohëve të fundit vizitoj psikologun në mënyrë që ta përmirësoj raportin me vajzën time, pasi që kemi pasur disa ngatërresa si pasojë e moshës së saj dhe kam kërkuar ndihmën e psikologut…”, tha ajo.
Vlen të ceket se 20% e adoleshentëve vuajnë nga depresioni para se të arrijnë moshën madhore dhe shumica e rasteve janë të pazbuluara dhe nuk trajtohen.
Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm: