Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” në një intervistë më ndryshe, ku rrëfeu shumë gjëra sa i përket punës së tij si kryetar i kësaj komune.
Gjithashtu, ai përmendi edhe anën e tij humane që e ka ndaj punëtorëve, derisa theksoi se e konsideron vetën njësoj me ta.
“…Unë e di ndjenjën e të qenit punëtor, shumë rrallë dal për të ngrënë dreka, por kur takoj punëtorët ulem dhe ha ushqim me ta, përmes kësaj dua t’ju tregoj që edhe unë kam qenë si ata dhe vazhdoj të punoj dhe të jem i tillë…”, deklaroi Muharremaj.
Mes tjerash, ai tha se gjatë punimeve së bashku me punëtorët e tij, ndonjëherë edhe vishet njësoj, madje edhe ju ndihmon atyre dhe këtë veprim ai e konsideron kulturë.
Vlen të ceket se veprimtaritë humanitare të Kryetarit të Suharekës janë të shumta. Ai bashkë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për 4 vite kanë ndërtuar mbi 150 shtëpi për familjet skamnore.
Gjithashtu, Muharremaj përmendi përsëri se do ta ndërtoj stadiumin e premtuar me 17 mijë ulëse, edhe nëse nuk e ka përkrahjen e Qeverisë.
Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm: