​Krasniqi-Kurtit: O trim si me nënshkrim si pa nënshkrim ti ke bërë pranim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti e ka bërë pranimin e Asociacionit. Teksa përsëriti, siç i quajti ai, frazat e Kurtit për nënshkrimin e draft-statutit, ai tha se qytetarët nuk mund t’i mashtrojë. Tutje, Krasniqi deklaroi se në takimin e fundit në Bruksel, kryeministri e ka përmbysur komplet karrierën e tij politike.

Në deklarimin e tij ku shefi i ekzekutivit po raporton për takimin e fundit në Bruksel, kreu i PDK-së theksoi se ai nuk është ftuar për t’u shpallur tradhtar, mashtrues e as shpihun. Megjithatë, siç tha Krasniqi, Kurti e ka ndërtuar tërë karrierën e tij me etiketime.

“Sot vështirë është për mua personalisht, besoj për shumicën këtu me dit a me qesh a me qajt me fjalën tënde. Me qesh që erdh dita 10 vjet më vonë me ardhur në të njëjtën foltore me mbrojt “Zajednicën”, a është kjo për të qeshur që t’i vjen edhe na tregon çfarë propozimi të mirë ke pranuar për “Zajednicën”. A është për të qajtur që për 10 vjet, një dekadë të humbur të Kosovës, të mundësive të këtij vendi, dhunës, përçarjes të shoqërisë që ke instaluar në çdo pore të jetës. Të jetëve të humbura që ti i ke mashtruar duke kundërshtuar këtë “Zajednicë” që sot ke ardhur për ta mbrojtur, arsyetuar dhe për ta lavdëruar e me mbështet”, deklaroi Krasniqi.

Tutje, i pari i PDK-së theksoi se edhe para ambasadorëve ka raportuar për takimin e fundit në Bruksel, e jo para të zgjedhurve të popullit.

“Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysur komplet karrierën e tij politike me 26 tetor në Bruksel. Hynë e dil, kafe s’ke pas kohë me pi, për 19 minuta. E ti po tregon çfarë ju ke thënë, e çfarë nuk ju ke thënë. Zotëri ne e dimë me 21 tetor e ke pas pesëshen këtu, është për t’u vlerësuar ky angazhim i madh i partnerëve kryesor ndërkombëtar të Kosovës. Të kemi thënë secili prej neve këtu në opozitë, koordinohu me amerikanë, koordinua me perëndim, mos na dërgo në konfrontim me ta se vet nuk kemi mundur askush, nuk do të mundësh as ti mujt”, theksoi ai në seancë plenare.

Krasniqi tha se është e rëndësishme të dihet se qysh do e ketë emrin “Asociacioni” në këtë draft.

“Të kemi thirr me ardhur me fol për draft, pa paragjykim. Dhe t’i 20 minuta tregove gati shumicën e kohës për takimin në Bruksel që ka zgjatur 19 minuta. E ata a kanë fol naj sen, a veç ti ke fol a? Ti 15 minuta tregove çfarë ke thënë, e ata, a veç thoshin ‘bravo’. A mendon që të kanë rreh shuplaka si këta këtu a. Po na e dimë që nuk të rreh ty shuplaka kurrkush, përveç këtyre. A mendon që Macroni, Scholzi, Meloni, Borreli, Lajçaku e ata tjerët i kanë rrahur shuplaka a? Se ju ndoshta e mendoni. Jo nuk kanë rrahur shuplaka, ky ata s’ka fol më shumë se tre minuta, po s’kanë pas more kohë ky të ju tregojë që ka zhvillim ekonomik. Zhvillimin ekonomik janë duke e ndjerë qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

Kryetari i PDK-së kërkoi detaje se çfarë ka pranuar në Bruksel dhe për çfarë është i gatshëm që të jap.

“Së pari kur ti thua ‘hajde po e nënshkruajmë’, e ke bërë një gabim të jashtëzakonshëm, që një amater nuk është dashur ta bëjë. Me i thanë botës jam i gatshëm të nënshkruajë me Vuçiqin draftin e Asociacionit për Kosovën, që rregullon Kosovën brenda, është jo banale, është abnormale. Është me pranua Serbia me vendos për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Me nënshkrua draftin e asociacionit që duhet të miratojë qeveria që t’i drejton, e me gjykua Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Tash unë nuk besoj që je shkuar t’i në çerdhe atje me fëmijë me luajt, ‘nëse e pranojmë e nënshkruajmë, s’e nënshkruajmë e nënshkruajmë, e zbatojmë’. Dëgjo, bëhu më serioz se sinqerisht ke përgjegjësi shumë më të madhe. Lej ato fraza ‘pa nënshkrim nuk ka pranim, ka zbatim’. O Albin, o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim ti ke bërë pranim, kjo po shihet. Tash ti kë ke dal me mashtrua. Këta i mashtron lehtë, neve nuk mund të na mashtrosh, as qytetarët e Kosovës nuk mundesh me i mashtrua”, u shpreh ai.

Në fillim të fjalës së tij, Krasniqi i tha Kurtit “a u qetësove”.

“A u qetësove kryeministër, se u bënë merak këta të tut kur të panë ashtu, a je mirë?”, i tha ai.

Teksa pati kritika për vonesën e Kurtit në seancë plenare, Krasniqi tha se Kurti i ka kundër të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të dikurshëm.

“Qysh është e mundur krejt bashkëpunëtorët e t’u më të ngushtë me të dal kundër sot. Ish-numri dy i partisë tënde me të cilin e ke ndërtuar komplet rrugëtimin tënd edhe karrierën tënde politike, ish dalë qaty para derës me të kundërshtua, nuk të lejojke me hy. Ish-numri dy i qeverisë tënde, të cilin e ke pasur zëvendëskryeministër t’i ka bërë disa pyetje, se di a i pe? Ato pyetje nuk ju ke dhënë as ti përgjigje, besa nuk ju ka dhënë askush”, deklaroi ai. /KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA