Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Context”, në ATV foli për ecurinë e procesit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Derisa foli për Gjykatën në Hagë, Hoxhaj përmendi edhe vizitën e tyre si parti (PDK), pas kthimit të Hysni Gucatit në Kosovë, në të cilën i pranishëm ishte edhe Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Sot ishim te Gucati si parti, ishte ngjarje e bukur dhe veçantë për secilin prej nesh, por e pa plotë, pa të tjerët, ata të cilët janë në Hagë. Unë jam i sigurt se kjo do të jetë fitore e pashmangshme, sepse po ata mbahen në mënyrë të padrejtë, atje. Procesi do të mbyllet shpejt dhe mirë. Unë besoj se ata do të triumfojnë përsëri. Sot vizita te Gucati ishte një ngjarje gëzimi, e cila ishte e plotë që Endriti ishte me neve, por që nuk ishte fare e plotë që babai i Endritit, Hashimi nuk ishte aty, dhe po ashtu pa Veselin, Baci Jakup, Rexhën, Nasimin, Calin e të gjithë të tjerët”, tha Hoxhaj.
I pyetur nëse Endriti do të angazhohet në politikë, Hoxhaj tha se ai do të jetë i mirëseardhur kurdo, derisa shtoi se pjesëmarrja e tij te Gucati, ishte më shumë gjest individual se sa qëndrim politik.
“Sot vizita atje, ka qenë më shumë kapacitet individual, si djali i Hashimit, që ne e shohim si me qenë vëllai ynë i vogël por është i mirëseardhur kurdo dhe është vendimi i tij, ai është që e bënë hapin e duhur. Mendoj që kur dikush vendosë që të angazhohet politikisht, dhe është vendim e merr në një moment të duhur, kurdo që ia merr mendja”, shtoi tutje ai./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: