S’ka konsensus për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse Gërvalla kishte mbështetje nga presidenti i KiE

Shumicën e kushteve për të qenë shtet anëtar i Këshillit të Evropës, Kosova i ka plotësuar. Megjithatë, institucionet kosovare kanë shumë punë për të bërë deri në arritjen e këtij qëllimi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, gjatë së mërkurës ka deklaruar se në tavolinën e Këshillit të Ministrave, nuk ka konsensus për pranimin e Kosovës.

“Në lidhje me sulmet terroriste, të 24 shtatorit 2023, realiteti është që në tavolinën e ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka konsensus. Po ashtu akoma nuk ka konsensus në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja e kësaj Asambleje është opinioni duhet t’i paraqitet Këshillit, meqë ne në Këshill të Ministrave, në lidhje me shumë çështje, përfshirë edhe këtë, operojmë mbi baza konsensuale”, ka thënë ai.

Karins tutje ka thënë se qëndrimi i tij është se duhet të ketë hetim për sulmin terrorist dhe se, po doli që në këtë sulm të jetë e përfshirë edhe një shtet tjetër nga jashtë, kjo do të ishte edhe më shqetësuese.

Ai ka theksuar se vendi i tij e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KE si dhe në Bashkimin Evropian.

Më 11 tetor, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte takuar me Karins në qendër të diskutimit ishte tema aplikimi i Kosovës në KiE dhe ka kërkuar sanksionimin e Serbisë.

“Mirënjohës për bisedën e hollësishme me ministrin e Jashtëm të Letonisë Krišjānis Kariņš. Diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon. U kërkua për veprime kolektive, përfshirë sanksionet e BE-së, në përgjigje të agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Këtyre ditëve në Kosovë kanë qëndruar dy ekspertë nga Byroja e Asamblesë Parlamentare, të cilët do të hartojnë një raport përmbajtësor mbi Kosovën, me të cilin do të bëhet një vlerësim i përshtatshmërisë së sistemit ligjor të Kosovës me parimet thelbësore të Këshillit të Evropës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA