Përgatiti: Armand Hoti
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se numri trupave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, është duke u zvogëluar.
“Vitin e kaluar kishim 14,000 njerëz pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000”, tha Vuçiq.
Duke folur për mediumin Finacial Times, presidenti Serb tha se shteti që ai udhëheq nuk synon konflikt, pasi sipas tij, kjo do ishte në dëm të Serbisë, në tavolinën e dialogut me Kosovën të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Pse do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë atë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë. Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të kërcënojnë pozicionin e saj në negociatat me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së”, deklaroi Vuçiq.
Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, thekson se tërheqja e trupave serbe në afërsi të kufirit të Kosovës është rezultat i presionit ndërkombëtar. Por, eksperti Shala nuk mendon që Serbia ka hequr dorë nga ambiciet e saj destabilizuese në veri të vendit.
“Nuk e ka hequr nga mendja tentativën e tij për të formuar formacione të caktuara diverzante në drejtim të insitucioneve të Kosovës”, tha Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Profesori universitar, Basri Muja shprehet se tërheqja e trupave ushtarake serbe, është taktik e Serbisë për ta paraqitur veten si palë që po ndikon në de-eskalimin e situatës.
Kurse profesori Muja pret që pozicioni të Serbisë në dialogun me Kosovën, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të pësojë ndryshime.
“Mendoj që do duhet që të kemi një resetim të plotë të procesit, në atë mënyrë që të ketë një prrioritetizim të disa temave të caktuara dhe mendoj që disa tema nuk duhet të trajtoheshin fare”, tha Muja.
Ndërkaq, pozicionimi u ushtarëve serb pranë vijës kufitare me Kosovën është pritur me shqetësim nga ShBA-të dhe BE-ja, të cilët kanë kërkuar që Serbia të ndalë zhvendosjen e trupave të saj në atë zonë.
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni ën videon më poshtë: