Përgatiti: Armand Hoti
Institucionet kosovare të Drejtësisë duhet të hetojnë sulmin terrorist në veri të vendit, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Njohësit e Drejtësisë thotë se një hetim ndërkombëtar i këtij rasti do ishte pozitiv. Mirëpo, të parët që duhet të merren me hetimin e detajuar të sulmit të 24 shtatorit, sipas Drejtorit i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, janë prokuroria dhe gjykata në Kosovë.
“Në radhë të parë institucionet e drejtësisë në Kosovë, me theks të veçantë prokuroria dhe gjykata duhet ta hetojnë, gjykojnë këtë rast, në mënyrë që të vërtetohet përgjegjësie e personave të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë akt terrorist ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, në anën tjetër një hetim ndërkombëtar nga ana e partnerëve të Kosovës, me theks të veçantë, shtetet mike, do të ishte i mirëseardhur për të hetuar ose për të kuptuar më çartë se cili ka qenë roli i Serbisë, i strukturave të Sigurisë në Serbi, për të mbështetur, këtë grup terrorist, i cili në njëfarë mënyre ka kryer akte terroriste, si duket qëllim ka pasur edhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës, por edhe paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të rajonit”, tha Miftaraj.
Miftaraj thekson se zbardhja e rastit nga institucionet vendore të Drejtësisë, do ndikonte pozitivisht në paqen në Ballkan.
“Unë jam i sigurt që e vërteta do të zbulohet pas hetimit dhe gjykimit të personave të përfshirë nga ana e institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, duke marrë për bazë përmasat e këtij rasti, ku është cenuar paqja dhe siguria e Kosovës e cila e drejtpërdrejtë ka ndikim edhe në paqen dhe sigurinë e Ballkanit dhe atëherë sigurisht që një hetim gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen shtetet demokratike, do të kishte një ndikim më të madh dhe do të ishte mesazh edhe për Serbinë, por edhe për çdo shtet që synon që të destbilizoj një shtet tjetër, e përmes të cilës pastaj do të mund të destabilizoj i tërë Ballkani Perëndimor”, tha Miftaraj.
Kurse, një hetim ndërkombëtar, sipas Anton Nrecajt nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, mundë të iniciohet nga të gjitha palët e interesuara.
“Një iniciativë të tillë, mund ta bëjnë të gjitha palët e interesuara, kush më tepër se palë e interesuar mund të jetë edhe vet Qeveria e Republikës së Kosovës, mund të jetë poashtu edhe vetë Bashkimi Evropian, ku përmes Parlamentit Evropian të vendoset që të ketë një hetim ndërkombëtar ose një hetim në kuadër të bashkimit evropian se çfarë ka ndodhur në ditën e së dielës në Basnjkë të Veriut të vendit”, tha Nrecaj.
Ndërkaq, ndaj tre personave të dyshuar për sulmin terrorist në veri, është marrë masa e paraburgimit prej një muaji.
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni ën videon më poshtë: