Një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje në familje, ajo është sulmuar fizikisht nga vjehrri, bashkëshorti dhe kunati i saj.
“Malishevë 14.04.2023-15:40. Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri, bashkëshorti dhe kunati)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, Policia njoftoi se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, ata janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Përveç këtij rasti, gjatë 24 orëve të fundit në Polici janë raportuar edhe katër raste të tjera të dhunës në familje./atvlive.tv./