Pula më e vjetër në botë mbush 21-vjet

Marsi Parker Darwin dhe bashkëshorti Bill jetojnë në një fermë në Michigan me qen, mace dhe zogj të ndryshëm, duke përfshirë pula, fazan dhe rosa.

Darwini kujton me mall kur 21 vite më parë, një nga vezët e pulës që supozohej të dilte dukej e kalbur dhe ishte braktisur nga pula e saj nënë. Ajo e mori dhe ishte gati ta hidhte, kur dëgjoi një cicërimë të vogël.

Darwini shikoi nga afër dhe pa një çarje të vogël, mezi të dukshme, kështu që ajo vendosi t’i jepte pak ndihmë zogut.

U përpoq ta kthente zogun me pulën, por ajo nuk e pranoi.

Kështu Darwini e futi zogun brenda, e mbajti nën një llambë të nxehtë dhe e mësoi të hante dhe të pinte. Ajo e quajti pulën me pika kafe Peanut sepse ajo u rrit në rreth një kilogram, afërsisht një e treta e madhësisë së disa prej pulave të tjera të saj.

Më shumë se dy dekada pasi Peanut doli nga veza e saj në vitin 2002, ajo ende qëndron në dhomën e ndenjes së Darwinit, shpesh në prehrin e saj.

Pula ka fituar një rekord botëror: Guinness World Records e ka emëruar atë si pulën më të vjetër të gjallë në botë.

“Pula mesatare jeton pesë deri në tetë vjet, kështu që është një arritje e madhe,” tha 71 vjeçarja.

“Peaunut është një pulë lozonjare, nëse ajo nuk konsumon kosin e saj me boronica në mëngjes, ajo patjetër do të bëjë shumë zhurmë,” tha ajo.

Ajo dhe familja e saj festuan ditëlindjen e 21-të të Peanut në maj.

Familjes u deshën gjashtë muaj për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të dërguar foto, video, dëshmi të dëshmitarëve dhe një deklaratë veterineri për të verifikuar moshën e Peanut. /Përgatiti: Beatrisa Culaj

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA