Kanadaja ndalon testimin e produkteve kozmetike tek kafshët

Kanadaja ka vendosur të ndalojë testimin e kozmetikës tek kafshët, duke iu bashkuar një numri vendesh të tjera dhe shteteve amerikane për ta nxjerrë jashtë ligjit këtë praktikë.

Projektligji parashikonte ndalimin e testimit të produkteve kozmetike mbi kafshët dhe shitjen e produkteve që mbështeten në të dhënat e testimit tek kafshët.

Sipas informacioneve, testime të tilla kryheshin rrallë në Kanada.

Kanadaja do t’i bashkohet radhëve të Bashkimit Evropian, Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Koresë së Jugut, të cilat e kanë ndaluar testimin kozmetik te kafshët, me një total prej 44 vendesh që kanë miratuar ligje që ndalojnë një gjë të tillë.

“Mbrojtja e kafshëve, tani dhe në të ardhmen, është diçka për të cilën kanë kërkuar shumë kanadezë dhe diçka që ne të gjithë mund ta festojmë”, tha ministri kanadez i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos.

‘Health Canada’ po punon gjithashtu për të identifikuar “alternativat efektive të testimit të kafshëve” jashtë botës kozmetike.

Projektligji u lexua për herë të parë në Dhomën e Komunave në prill dhe mori pëlqimin mbretëror më 22 qershor.

Testimi kozmetik ka përfshirë historikisht “teste toksiciteti” në të cilat kafshët konsumojnë ose thithin kimikate të caktuara, ose të aplikojnë kimikatet në lëkurën ose sytë e tyre.

Përveçse janë të panevojshme dhe mizore, testet e kafshëve janë gjithashtu më pak efektive në krahasim me format më të reja të vlerësimit si modelimi kompjuterik
ose testet që përdorin qelizat njerëzore.

10 shtete në SHBA e kanë ndaluar si Nju Jork, Virxhinia, Kalifornia, Luiziana, Nju Xhersi, Maine, Havai, Nevada, Illinois dhe Maryland./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA