PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI
Tre persona u lënduan rëndë mëngjesin e së hënës pasi vetura e tyre ra nga rrethi në lagjen Lakërishte në kryeqytet. Dy nga të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa tjetri po trajtohet në intensiv dhe është në gjendje më të rëndë, për shkak të lëndimeve që ka marr në kokë. Ekspertët e komunikacionit, thonë se projektimi i dobët i rreth rrotullimit është shkaktar i aksidentet e shpeshta aty.
Vëlla e motër, dhe një bashkudhëtar i tyre 17 vjeçar mbetën të lënduar rënd mëngjesin e së hënës, pasi vetura e tyre me targa të huaja ra nga rreth rrotullimi në lagjen Lakrishte në Prishtinë.
“Nga aksidenti që ka ndodhur, si bashkudhëtar njëri ka pësua lëndime më të rënda. Të lënduarit i kanë kërkuar ndihmë në qkuk, emergjencë, pas ekzaminimeve të kryera radiologjike, një pacient 17 vjecar ka qenë në gjendje më të rëndë për shkak të gjakderdhjes ku është dashtë të intervenojnë në kirurgji”.
E shenjat e vajrave motorike, e disa pjesë të xhamave të veturës kanë mbetur ende të rreth rrotullimi në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
“Në këtë vend përfundoi vetura e cila sot gjatë orëve të para të mëngjesit u vetë aksidentua dhe ra nga rreth rrotullimin këtu në lagjen lakrishte, si pasojë mbetën të lënduar tre persona e në mesin e tyre një 17 vjecar”.
Sipas njohësve të komunikacionit, shkaktar i aksidenteve të shpeshta në këtë rreth rrotullim, në të cilin në vitin 2017 kishin humbur jetën 4 persona të së njëjtës familje, është mungesa e ndriçimit dhe shenjat e pa mjaftueshme.
“Projekti i rreth rrotullimit është projekt i keq, sepse krijon konflikt e fatalitete, në raste të tilla ne preferojmë që të mos ndërrohet shpejtësia. Zhvillimi i shpejtësisë është njëri nga faktorët e faktor të tjerë janë, ndriçimi i vogël, sinjalizimi jo adekuat, që është në afërsi të rrethit. E po ashtu edhe mbrojtëset e rrugës nuk janë adekuate më shumë kanë rolin e dekorimit”.
Pa kaluar as një orë nga aksidenti në Lakrishtë, ndodhi edhe një tjetër aksident 5 kilometra larg rrethit të madh në Prishtinë. Aty tre persona mbetën të lënduar pasi vetura përfundoi në njërën nga furrat afër rrethit të Çagllavicës. Por as tek rrethi i Çagllavicës nuk është hera e parë që ndodhin aksidente. Në po të njëjtin vend, në rrugën nacionale Prishtinë – Ferizaj në prill të këtij viti vdiq një 35 vjeçar.