“Kosova është vend i rrezikshëm, atje të vjedhin e të vrajnë” – tiktokeri kosovar ia heqë paragjykimet qytetarit nga Portugalia

Edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të tensionuara.

Mediat serbe për situata të ndryshme në Kosovë, kanë bërë edhe propagandë me raportimet e lajmeve, duke ndikuar kështu në imazhin negativ të Kosovës.

Tiktokeri kosovar, Ariot Myftaj në një postim në rrjetin e tij social “Tiktok” e ka postuar një video me një qytetar nga Portugalia, për të cilin tha se ai kishte një perceptim të tmerrshëm për Kosovën.

“…Ma s’pari ju thojnë mos shko në Kosovë se është vend i rrezikshëm, atje të vjedhin, të vrajnë… Bile tash e kam taku një shok të Portugalisë, edhe ky para se me ardhë në Kosovë, edhe kur ka qenë në Serbi (Beograd) para disa muaje i kanë thanë “Mos shko në Kosovë”…”, theksoi Myftaj.

Ndërsa, qytetari nga Portugalia në pyetjen e drejtuar nga Myftaj për Kosovën, tha se pavarësisht se serbët i kanë folur gjëra negative, me ardhjen e tij këtu i ka ndryshuar përshtypja e tij për Kosovën.

Në emisionin “n’malAn’det”, në mesin e shumë mysafirëve të tjerë ishte i ftuar edhe Ariot Myftaj, dhe foli ekskluzivisht për këtë çështje, duke potencuar se çka duhet të bëj Kosova për t’i hequr paragjykimet që e kanë të huajt në lidhje me vendin.

“…Për t’i hequr paragjykimet duhet krijuar sa më shumë kontent (përmbajtje) për Kosovën, sa më shumë të tregojmë na për vendin tonë…”, theksoi ai.

Vlen të përmendet se në imazhin negativ të Kosovës, ka ndikuar edhe raportimi i mediave ndërkombëtare për ish-krerët e UÇK-së,  të cilët akuzohen për krime lufte.

Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA