Gjiganti katalunas Barcelona ka mohuar akuzat në raportimet e mediave se UEFA ka nisur procedurat për rastin Negriero.
Real Madrid kishte dërguar një dolumentacion të gjerë tek UEFA,ku klubi spanjoll pretendon se që nga viti 2001 e deri në vitin 2018 Barcelona kishte bërë pagesa që tejlakonin shumën prej 8 milionë euro për Jose Maria Enriquez Negreiro, ish-nënkryetar i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Federatën Spanjolle të Futbollit,dhe kërkon që të gjitha titujt e fituar gjatë asaj periudhe të hiqen.
Përndryshe drejtuesit katalunas kanë bërë të ditur se shtëpia evropiane e futbollit se UEFA nuk ka hapur kurrfarë procedure kundër Barcelonës,de se ato u nisën tre vjet më parë me emërimin e dy hetuesve të cilët që atëherë kanë kryer veprimet që i kanë konsideruar të nevojshme.
Në fund klubi katalunas bëri të ditur se ky është një hetim dhe shqyrtim në vazhdim teksa ende UEFA sipas tyre nuk njoftoi për rifillimin e procedurave ,dhe më pas theksuan se është detyrë e hetuesve të vendosin se çfarë hapash do të ndërmarrin në përgjigje të dokumentacionit të ofruar.
Në rast se akuzat e Real Madrid-it vërtetohen nga UEFA atëherë Barcelona mund të merrë përjashtim nga Liga e Kampionëve,dhe poashtu do t’i hiqeshin titujt e fituar të La Ligës gjatë periudhës së Negrieros.
Kujtojmë që gjatë periudhës së Negrieros nga viti 2001 e deri në vitin 2018 fitoi nëntë tituj të La Ligës dhe 4 tituj të Ligës së Kampionëve.





