Fermerët në Kosovë përballen me probleme të ndryshme. Një nga problematikat kryesore në bujqësi është edhe rreziku nga kushtet atmosferike. Megjithëse, asnjë nga problemet nuk i ndalë (disa) fermerë kosovarë që të punojnë me shumë dashuri për këtë punë.
“…Na me lopë merremi familjarisht, thonë se nuk ka punë dhe s’ka llogari me punu me lopë e me dhi… Pa punu s’ka kurrgjë, tash na punojmë dhe i marrim 20-25 mijë euro në vit. Ma mirë i marrë 20 deri në 20 mijë euro këtu në Kosovë se jashtë vendit, edhe nëse më ofrohet një vizë, nuk shkoj”, potencoi fermeri nga Jezerci.
Vlen të theksohet se para 5 muajve Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka hapur aplikimet për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.
Për ta shikuar emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”, ju ftojmë që të klikoni në linkun e mëposhtëm: