Është zyrtare. Kosova është pajisur me dronë Bayraktar TB-2 të prodhimit turk.
Edhe pse mediat në Kosovë më herët kishin paralajmëruar blerjen e pesë dronëve të këtillë, kryeministri Albin Kurti, e konfirmoi blerjen, por jo numrin e dhe koston totale.
“Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti.
Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj në një postim në rrjete sociale ka përmendur se blerja e dronëve, është rezultat i vlerësimeve që janë bërë karshi mbrotjes së vendit.
“Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”, ka shkruar Mehaj.
Duke marrë shembull efektin e dronëve në Ukrainë, eksperti i sigurisë, Avni Islami thekson nevojën që ka vendi për posedimin e kësaj tekonologjie ushtarake.
“Forca e Sigursë së Kosovës në vazhdimëse pajiset me armatim modern. Dronë Bayraktar janë teknologjia e fundit ku vetëm kemi parë në Ukrainë se sa të suksesshme janë”, tha Islami.
Teksa shprehet optimist që Forca e Sigurisë është në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit në NATO, eksperti Islami tregon se me integrimin e pajisjeve të reja në, FSK prodhon edhe eksert të ri në përdorimin e tyre.
“Kur ushtritë duan të pajisen me tekonologji të re, fillimisht ata mbajn trajnimi për përdorimin e atyre tekonologjive, rrjedhimisht Kosova tani ka njerëz që janë të specializuar në përdorimin e dronëve”, tha Islami.
Droni Bayraktar TB-2, mundë të qëndroj në qiell për rreth 27 orë dhe të fluturojë 150 kilometra larg bazës prej nga komandohet llojit të “mikro municioneve të mençura”.
Mirëpo, muaj më parë, kur blerja e dronëve nga Turqia ishte temë në Kosovë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kishtë thënë se nëse Turqia e shet armë Kosovës, kjo do ndikojë në raportet mes dy vendeve.
Kosova i bashkohet më shumë se 20 shteteve që kanë dronët Bayraktar në arsenalin e ushtrive të tyre. versione të ndryshme të këtij dronit janë përdorur në luftën e Ukrainës, ku ka marrë famë botërore dhe në luftën civile në Libi, luftën në Siri dhe në konfliktin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, në rajonin Nagorno – Karabah. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: