Nora Loxha Sahatçiu ka ngritur shqetësimin për rritjen e apatisë në shoqëri edhe nga intelektualët

Politologia Nora Loxha Sahatçiu në një deklaratë për ATV-në, ka ngritur shqetësimin për rritjen e apatisë në shoqëri, duke theksuar se ky fenomen po vërehet jo vetëm te qytetarët, por edhe te intelektualët dhe personat e përfshirë në proceset e rëndësishme institucionale.

Sipas saj, kohëve të fundit është krijuar një perceptim se angazhimi dhe përpjekjet individuale apo kolektive nuk po sjellin ndryshimet e nevojshme në zhvillimin e vendit.

“…Në kohën e fundit, e kam pa që te njerëzit ka ardhë një lloj i apatisë, bile bile edhe te intelektualët dhe ata të cilët janë të përfshirë në çështjet kryesore të institucioneve tona, të zhvillimit të qytetit, të zhvillimit të shtetit. Është një lloj i apatisë që çkado që bëjmë nuk do të ketë ndonjë ndryshim…”, theksoi Loxha.

Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA