Aktivisti i Shoqërisë Civile, Besnik Shabiu, e ka vlerësuar si shqetësuese pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhje, duke thënë se nëse trendi aktual vazhdon deri në mbylljen e procesit, ai përbën një mesazh të qartë të pakënaqësisë së qytetarëve.
Sipas Shabiut, shprehja e vazhdueshme e qytetarëve se janë “lodhur” po reflektohet edhe në mospjesëmarrjen në votime, gjë që, sipas tij, paraqet një sfidë serioze për demokracinë në vend.
“…Nëse ky trend mbetet deri në fund, është një mesazh i qartë i qytetarëve që vërtet ajo shprehja e vazhdueshme ‘jemi lodhë’ del të jetë reale. Kjo është tepër shqetësuese për demokracinë e vendit”, deklaroi ai.
Shabiu theksoi se kur qytetarët refuzojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, ekziston rreziku që pakënaqësitë t’i shprehin në forma të tjera, përfshirë protestat dhe kërkesat për alternativa të reja qeverisëse.
Deri në këtë moment (ora 15:27), sipas KQZ pjesëmarrja e qytetarëve deri në ora 15:00 është 22.56 për qind!
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:





