Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka e ka vlerësuar si pozitive ecurinë e kuqezinjve në dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Duka u shpreh se skuadra ka bërë detyrën në këto dy ndeshje, ndërsa nënvizon se dy takimet deçizive të Shqipërisë janë në muajin shtator, kundër Çekisë e Polonisë.
“Kanë qenë dy nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit sepse konsiderohen të lehta në letër, apo ekipet në përgjithësi edhe kanë një lloj nënvlerësimi, por në këtë grup asnjë ekip nuk është i dobët dhe fatmirësisht ekipi ynë e kaloi me sukses, e kaloi duke i vlerësuar maksimalisht të dy kundërshtarët me një paraqitje të mirë dhe me një rezultat pozitiv…Në një lloj mënyrë kemi bërë vetëm detyrën për të shkuar atje ku duhet të shkojmë. Që të shkojmë në Evropian duhet të bëjmë akoma më mirë në shtator, nëse nuk bëjmë në shtator, atëherë do rrëzojmë atë që kemi bërë.”, tha Duka.
Ballafaqimin me Republikën e Çekisë, Duka e konsideron si vendimtare për këto kualifikuese. Sipas tij, dështimit për të fituar ose barazyar më çekët, do ta rrezikonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.
“Shumë deçizive, njëri është kreu i grupi, Çekia, tjetri (Polonia) pretendent për të qenë në vendin e parë ose të dytë, ne gjithashtu për të shkuar në Evropian kështu që besoj që shtatori do të jap 80 përqind të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e Euro 2024. Por nuk do më pëlqente të thosha dy finale, do thosha një, le të Çekinë, një ndeshe shumë e rëndësishme. Padyshim Çekia është në një moment euforik, të mirë, ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit me Moldavinë, ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup dhe ne duhet të shkojmë atje për t’i sfiduar ata në Çeki për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar ose barazuar ndeshje. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshjet, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Evropian”, tha Duka.
Shqipëria është pjesë e grupit E ku momentalisht rendita e dyta me gjahstë pikë, vetëm një për paksë së Republika e Çekisë e cila mban vendin e parë.