Një djalë i ri, vetëm 26 vjeç, Shaban Krasniqi, u bë pjesë e UÇK-së, duke lënë pas gjithë familjen dhe vajzën e tij Florianën.
“Shabani fillimisht ka qenë i kyçur në logjistikë është marr me ruajtjen dhe pastrimin e armatimit. Pasi që shtëpia jonë ka qenë një prej shtabeve të para në zonën e katërt mbrojtëse, jemi bo pjesë e luftës pothuajse krejt familja”, tha vëllai I Shabanit.
Momentin e fundit të takimit me Shabanin, vëllai tij e kujton edhe sot.
“Takimi i fundit me Shabanin ka qenë te shkolla e Gradicës. Ne jemi kon të vetëdijshëm që duhet me vdek për këtë tokë dikush, të gjithë ata që e kanë marr armën, e kena ditë që smunen krejt me gëzu lirinë. Momentin e fundit sikur e ka pas një ndjenjë sikur nuk ka me u taku mo me neve, ai u përshëndet me neve krejt familjarët edhe kur ka marr vesh që vajza e tij Floriana është shumë e sëmurë, ajo ka qenë të dajt e vet në Drenas, rrugës për më shkua te vajza e tij për me vizitua e ka marr plumbi edhe aty ka vdek’, shtoi tutje ai.
Krenaria bashkë me dhimbjen vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj familje, ani pse edhe për këtë familje u be shume pak./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: