“Të gjithë janë shëndosh e mirë”, Jashari tregon detaje se çfarë ndodhi me 40 minatorët e ngujuar në minierën e Trepçës

Të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, ndërsa inxhinierët e Trepçës po punojnë për ta ndrequr ashensorin e stafit.

Këtë e ka konfirmuar për ATV-në edhe drejtori i prodhimit në Trepçë, Bujar Jashari. Ai tregoi se me 40 minatorët që kishin mbetur të ngujuar që nga ora 2:00 e mëngjesit, kishin pasur komunikim të vazhdueshëm dhe se gjendja e tyre shëndetësore kishe qenë e mirë.

“Mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit ka ndodhur një defekt elektrik, ku kemi pasur problem me stabilimente bartëse, më konkretisht me liftin, kanë mbetur gjithsej 42 punëtorë, kanë qenë të shpërndarë nëpër horizontin e 11, 9 dhe në horizontin e 5-të, ku pas një angazhimi nga të gjithë stafi inxhinierik dhe të gjithë, kemi arritur ta bëjmë një zgjidhje për tërheqjen e minatorëve përmes një daljes së dytë. Gjatë gjithë kohës, kemi pasur qasje telefonike me minatorë dhe gjatë gjithë kohës, shëndeti dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë, kanë pasur ujë dhe ushqime, nuk është që kanë pasë dhe sa i përket oksigjenit, ka qenë gjithçka në rregull”, ka treguar Jashari.

Ai tha se tani është angazhuar ekipa e energjetikës e cila po vazhdon me punën e riparimit të dalës kryesore të minierës. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA