Amire Selimi gjithnjë e kishte dashur dhe pëlqyer jetën e natës, muzikën, argëtimin e kjo edhe më shumë e ka drejtuar në rrugën e të qenit DJ.
Ndonëse kjo punë deri para pak vitesh nuk ishte menduar për vajzat dhe gra në vendin tone.
Kishte filluar nga viti 2019, që kur pa paralajmërim por me shumë dëshirë bleu pajisjet e para të cilat nevojiteshin për punën e saj si DJ.
“Ëndrrën për të qenë një Dj e kam pasur si fëmijë por nuk e kisha gatishmërinë që t’ia filloj. Në këtë punë kam filluar që nga viti 2019, derisa në treg jam inkuadruar vitin e kaluar. Në fillim nuk e kanë prit mirë sepse nuk u është dok diçka e zakonshme, e kanë prit pak me çudi dhe më kanë thënë se mundesh me u paragjykua, d.m.th. në fillim nuk kam pasur edhe shumë mbështetje por tani përkrahjen më të madhe e kam nga familja “, tha ajo.
Ambiciet e saj për të vazhduar punën pa u ndalur e mbajnë atë shumë aktive edhe me mbrëmjet në të cilat performon në të gjitha qytetet e Kosovës.
Por këto nuk janë planet e saja të vetme, Amirja po punën në një projekt i cili së shpejti do ta dërgoje ne Amerikë./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: