Janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina fitoi derbin kundër Ballkanit në debutimin e Alban Dragushës si trajner,duke e mposhtur nënkampionin me rezultat minimal 1:0.
Rin Ahmeti ishte heroi i kryeqytetasve në këtë ndeshje,ku në minutën e 84-të shënoi për 1:0 që ishte edhe rezultati që solli 3 pikë tejet të rëndësishme.
Prishtina tani grumbullon 41 pikë pas kësaj xhiroje,teksa Ballkani mbetet në kuotën e 45 pikëve.
Në anën tjetër Ferizaj shënoi fitoren e rradhës,ku kësaj rradhe mposhtën Drenicën me rezultat 1:0.
Ade Oguns ishte autori i vetëm i golit për Ferizajn në minutën e 72-të,që në fund doli të jetë i fitores për këtë skuadër.
Ferizaj tani grumbullon 32 pikë,teksa Drenica është e parafundit me 28 pikë.






