Sasia e madhe e armatimit është konfiskuar të premten në Zveçan

PËRGATITI: ARTON HAMITI 

9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dore prodhim serb, lloji i të cilave dyshohet të jetë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it, 10 armë të gjata automatike dhe mbi 5000 fishekë, është vetëm një pjesë e municionit që Policia e Kosovës konfiskoi të premten në Zveçan.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë, thanë se u parandalua një sulm terrorist. Vetura ku u gjet kjo sasi armesh, dyshohet se është në pronësi të shtetit serb.

Kjo veturë është e paraparë të transportojë jo më shumë se pesë persona. Por, brenda audisë me targa të Beogradit, e cila ishte parkuar vetëm 100 metra larg Komunës së Zveçanit, Policia e Kosovës, gjeti sasi të konsiderueshme të municionit.

“9 zolla, 2 lansues, 2 ossa, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dora, 20 predha të trombolinit, 2 mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike,një revole, një shurdhues i armëve, 51 karikator i armëve të gjata, 5 karikatorë për armë të shkurta, 5756 fishekë të kalibreve të ndryshme, 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelek antiplumb dhe jelekë taktik, 9 uniforma ushtarake, 1 palë dylbi, një maskë për helm e gaz, një dyshek ushtarak, 19 emblema të “Brigadës së Veriut”, 3 radiolidhje dhe mbushës, një sasi e narkotikëve”, tha ministri Sveçla.

Sipas drejtorit të Policisë, kjo sasi e armëve është deponuar nga strukturat ilegale, që pastaj të përdoret për sulme terroriste. Madje, lloje të granatave që u hasen në veturë e që janë prodhim serb, dyshohet se u përdoren në sulmet ndaj KFOR-it.

“Vlen te theksohet se 15 granata dore, janë prodhim serb i vitit 2021, dhe nga hetimi i njësive te specializuara ekziston dyshimi i bazuar se ky lloj i granatave është përdorur në sulmin ndaj KFOR-it te datës 29 maj”, tha drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Vetura që për një kohë kishte qëndruar e parkuar në lagjen “Kolonia” të Zveçanit, dyshohet se është në pronësi të shtetit serb.

“Vetura që shihni këtu, me targa të Beogradit, e përfshirë në këtë rast është evidentuar si pronë e një ndërmarrje publike shtetërore e Serbisë. Saktësisht “Shoqëria Aksionare Hekurudha e Serbisë”. Është mese e qartë kush qëndron pas sulmeve dhe përpjekjeve terroriste brenda vendit tonë. Pra, këtu në këto prova gjeni veturën e institucioneve të shtetit të Serbisë, radiolidhje të zyrtarëve serbë në Kosovë, simbole të Rusisë dhe të organizimit terrorist “Severna Brigada”, shtoi ministri.

Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut, organizata këto që funksionojnë në veriun të Kosovës, sipas ministrit të Brendshëm do të shpallen organizata terroriste.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA