Reperi i njohur amerikan A$AP Rocky po vazhdon ta ruajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike, por në një paraqitje të fundit në emisionin Celebrity Substitute, ai ndau disa momente të ëmbla nga jeta me partneren Rihanna dhe fëmijët e tyre. Episodi u transmetua më 4 shkurt dhe moderues ishte Julian Shapiro-Barnum, ndërsa nxënës të shkollave publike intervistonin personazhe të famshëm.
Gjatë intervistës, një nga fëmijët e pyeti direkt nëse ishte i martuar me Rihanna-n. Rocky shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke iu përgjigjur me humor:
“Është një pyetje interesante ajo që më bëre. Ti do Rihanna-n, apo jo? Epo sot më ke mua.”
A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, dhe Rihanna kanë bërë publike lidhjen e tyre në nëntor 2020. Çifti është prindër i tre fëmijëve: djemtë RZA Athelston, 3 vjeç e gjysmë, dhe Riot Rose, 2 vjeç, si dhe vajza më e vogël, Rocki Irish, e lindur në shtator të vitit të kaluar.
Reperi tregoi se ata po e rrisin fëmijët në një ambient të mbushur me muzikë, duke i njohur me zhanre të ndryshme, nga Michael Jackson dhe The Beatles, deri tek muzika psikedelike dhe reggae. “Ne jetojmë në një shtëpi muzikore, shumë të larmishme,” tha ai, duke treguar se dëshira e tyre është që fëmijët të rriten me art dhe muzikë.
Ai ndau edhe detaje nga takimi i parë me Rihanna-n, duke treguar se u njohën jashtë një klubi nate në Nju Jork, në një kohë kur ai ende nuk ishte i famshëm, duke nisur kështu një histori që sot i ka sjellë një familje të lumtur dhe të plotë.






