Ylli portugez Cristiano Ronaldo është i vendosur që të bojkotojë aktivitetet me ekipin saudit Al Nassr.
Ronaldo nuk është paraqitur në ndeshjen kundër Al Riyadh,teksa tani nuk është duke marrur as në seancat stërvitore.
Përndryshe shkaku kryesor i bojkotit të Ronaldos është pakënaqësia me drejtuesit e Al Nassr,të cilët sipas tij nuk ishin aktiv në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ndërkohë Ronaldo është i pakënaqur me menaxhimin e PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite),dhe trajtimin e njëanshëm sipas Ronaldos të bërë ndaj rivalëve të Al Ittihad.
Kujtojmë që Al Ittihad ka transferuar vetëm një futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit Haydeer Abdulkareem një mesfushor 21 vjeçar nga Iraku.






